Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Bubq të Krujës.
Andi Bega humbi jetën pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë, çka i ka shkaktuar vdekjen 32-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:15, teksa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al


