Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria kthen imamin e dyshimtë/ Karamuço: Emër me shumë dritë-hije, ja si ra në grackën e Policisë dhe Antiterrorit

schedule23:41 - 23 Tetor, 2025

schedule 23:41 - 23 Tetor, 2025

TIRANË– Policia shqiptare ktheu mbrapsht në Rinas një imam të huaj 82-vjecar duke i refuzuar hyrjen në vendin tonë.

Agjentët e policisë morën në pyetje klerikun që vinte transit nga Serbia në Rinas. Imami nga Trinidad Tobago nuk dha arsye bindëse për hyrjen në Shqipëri ndërsa në rrjetet sociale ishte njoftuar më herët se ai vinte për të mbajtur ligjërata fetare.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se policia në bashkëpunim me Antiterrorin.

Ai theksoi se në këtë rast kanë ndihmuar me informacion agjencitë amerikane dhe ato izraelite.  Sipas Karamuços, imami në fjalës është një figurë me shumë dritëhije, që e lidhin me ekstremizmin.

“Është një personazh me shumë dritë-hije në lidhje me ekstremizmin, është një imam shëtitës. Kjo vizitë vjen kundër interesave kombëtare dhe policia dhe Antiterrori, me agjencitë amerikane dhe izraelite kanë mbledhur informacion për këtë vizitë dhe kanë bërë të mundur që ky person të mos shkelë në territorin shqiptar. Në Rinas ai është kthyer mbrapa drejt Serbisë.”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!