Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA sanksionon naftën ruse/ Bregu: Sanksionet sollën rritje çmimi. Nura: Putin synon të përçajë Perëndimin

schedule21:27 - 23 Tetor, 2025

schedule 21:27 - 23 Tetor, 2025

Rusia vijon të jetë ‘kokëfortë’ për një marrëveshje paqeje në frontin e luftës, teksa vijojnë sanksionet e reja.

Sipas ekspertit të ekonomisë Klajdi Bregu, sanksionet që SHBA i vendosi naftës ruse janë reflektuar me një rritje të çmimit të saj në treg.

“Rritja e çmimit të naftës tregon se këto sanksione do të rrisin çmimet. Situata është dinamike dhe kemi afro një muaj derisa sanksionet të hyjnë në fuqi. Do të shohim nëse Trump do të bëj marrëveshje me vendet e tjera për sanksione. Për momentin duket që reflektohet me një rritje.”

Më tej, analisti dhe gazetari Artur Nura tha se Putin në takimin në Alaska dhe në bisedën e fundit telefonike, synon të përçajë perëndimin, pra marrëdhëniet mes SHBA dhe Bashkimit Europian. Nura shtoi se telefonata ishte apel për Europën që të mos pengojë Rusinë në arritjen e qëllimeve.

“Kemi të bëjmë me dy figura emblematike të politikës Putin dhe Trump, kanë filluar divergjencat që deri tani janë gjeo-ekonomike. Në dy negociatat dalloj entuziazmin e Donald Trump për marrëveshjen dhe më pas tërheqjen. Putin si në Alaska dhe në telefonatën e fundit ka një synim për divergjenca mes SHBA dhe BE, kërkon të përçajë perëndimin.

Këto divergjenca ka tentuar t’i bëjë në përçarje, telefonata ishte apel për Eruopën që të mso pengojë këtë marrëveshje që bën dhe kërkon të dalë fitimtar pasi pengesë është Europa.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!