Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News deklaroi se Shqipëria nuk duhet ta fusë veten në një rreth vicioz ku gjithmonë fiton më i forti.
“Unë i mbahem parimit që fuqia e një zinxhiri është i barabartë me fuqinë e hallkës më të dobët të tij. Është më e ndershme për një vend si Shqipëria të mos e fusë vetveten në një rreth vicioz ku fiton gjithmonë më i forti. Ideja është që për situatën që kalon Shqipëria ku demokracia është ende një ushtrim i vështirë do thoja që “Ka Greqia që mund të marrësh një vendim këtë radhë, por nuk vlen për radhën tjetër, kjo do të ishte më e ndershme”, pasi do ta kthente në një proces më transparent dhe më të ndershëm”, tha ai.
Nga ana e tij kreu i KQZ Ilirjan Calibashi theksoi: “Do bëjnë kompromis ata që ndajnë interesa të përbashkëta. Nuk mund të bësh kompromis me dikë që ka interesa të kundërta. Pra ti do të duhet të vendosësh me duhet ta bësh. Është e rëndësishme dhe krahasuar me eksperienca të mëparshme , ka lëvizje në drejtim më pozitiv janë dakordësuar më shpejt se çdo herë tjetër për ta themeluar këtë komision dhe këtë mënyrë bashkëpunimi. Janë dakodësuar në makro se si do të jetë përbërja e tij”.
/abcnews.al/


