TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit, rrëzoi të enjten, kërkesën e Ilir Metës, për revokimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “Arrestin me burg” për ish Presidentin. Pavarëisht pretendimeve të avokatit të Ilir Metës, për revokimin e masës së sigurisë, Gjyqtarja saida dollani, vendosi të mos pranojë këtë kërkesë.
Një ditë më parë, edhe shkalla e parë e Gjykatës së Posavme rrëzoi kërkesën tjetër të Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg”. Ilir Meta është rrëzuar në të tre shkallët e gjyqësorit, pasi edhe më 16 tetor Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e tij për masën e sigurisë. Këtë të enjte, për dosjen “Meta” u shty edhe seanca paraprake për kalimin apo jo të hetimit në Gjykim, për shkak të bojktotit të avokatëve.
Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit 2024, i akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe pasuritë e padeklaruara. Dosja u dërgua për gjykim në fund të gushtit nga SPAK. Edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza si ish bashkëshorti i saj
/abcnews.al/

