Një shkrimtar që i ka dhënë shumë gjuhës shqipe, një Uliks e ka cilësuar studiuesi Primo Shllaku, shkrimtarin Martin Camaj. Në një intervistë për ‘Pas Mesnatë’, Shllaku tha se ky 100 vjetor duhet të shërbejë për ta njohur më shumë atë përmes veprës.
“Libri ka patur shënimin e qartë për ta sjellë afër Martin Camajn, për të sjellë afër poezinë e tij, për ta riatdhesuar në një farë mënyre, përmes frymës, jo pasaportave dhe pikave kufitare, ata kanë qenë krejtësisht të bllokuara për emra si i tij. Më duhet të nisja prej shkëndijave të para njohjen me të sepse në dëgjonim në Shkodër se ishin disa vargje që xhaxhai vdiq lahuta ka mbet në tra e nipat s’dinë me i ra. E para njohje ka qenë një trevargësh i një poezie të Martin Camajt që flet për një ndërprerje të dhunshme të traditës.
Por, nuk ishim të shoqëruar këto tre vargje me emrin e autorit, emri mbetej një tabu. Më pas kam patur fatin e mirë që një natë zgjedhjesh që na urdhëruan të flejmë në Prekal, mbeta vetëm atje hapa regjistrat e pash regjistrat e vjetër dhe më bënë përshtypje se kishte firma që duhet të kenë qenë të Martin Camajt, dhe më bëri përshtypje se shkrimi ishte i bukur”, thotë Shllaku.
“Ajo që më bëri përshtypje dhe më angazhoi për një libër të parë me të, ishte se unë ndejta me shumë kolegë dhe pjesa më e madhe e tyre, më vjen keq që e them, dhe të gjithë e mbanin në gojë por asnjëri nuk e bëri pjesë të veten dhe kjo më bëri që unë të ulesha seriozisht, fillimisht për ta deshifruar ai është një autor biografik”. /abcnews.al

