Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kalimi i dosjes për gjykim/ Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta, shkak bojkoti i avokatëve

schedule12:33 - 23 Tetor, 2025

schedule 12:33 - 23 Tetor, 2025

Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Meta”, për shkak të bojkotit të gjyqeve nga avokatë.

Seanca e radhës për ish presidentin do të mgaet më 28 tetor, ora 09:00.

Ilir Meta mbahet në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024  pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për tre vepra penale, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.



Me 28 korrik spak mbylli hetimet për Metën ndërsa në fund të gushtit dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posacme për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Dosja e Metës është ende në seancë praprake dhe do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka që do të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim.

Me të njëjtat akuza si Meta përballet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe tre persona të tjerë, Pirro Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, dhe Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!