Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është ende i mundur

schedule09:17 - 23 Tetor, 2025

schedule 09:17 - 23 Tetor, 2025

Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, kanë folur përpara samitit të sotëm në Bruksel.

I pyetur nga gazetarët nëse një armëpushim ishte i mundur, udhëheqësi ukrainas tha: “Një armëpushim është ende i mundur, sigurisht, dhe të gjithë ne kemi nevojë për një armëpushim. Por ne kemi nevojë për më shumë presion mbi Rusinë.”

Costa foli kryesisht për të mirëpritur Zelenskyy-n në samit dhe riafirmoi mbështetjen e Evropës për Ukrainën.



Zelenskyy tha se paketa e re e sanksioneve evropiane ishte “shumë e rëndësishme” dhe se nevojitej më shumë presion mbi Putinin për të ndaluar luftën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!