Eksperti për çështjet ndërkombëtare Medlir Mema komentoi për ‘War Report’ zhvillimet e fundit në frontin e luftës që synon të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Mema tha se anulimi i takimit në Hungari apo shtyrja e saj do të thotë se nuk ka një dakortësi mes palëve dhe se Putin favorizohet në këtë pikë.
Më tej, lidhur me qëndrimin e Trump, ai e komentoi si ‘të vendosur për paqe’ dhe se gabimi i tij diplomatik lidhet me premtimin për raketat ‘Tomahawk’.
“Situata është interesante sepse çdo ditë ka ndryshime. Nuk mendoj që qëndrimi i Trump ka ndryshuar, ai është i vendosur për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Problemi është që Putin thotë diçka sot e nesër ndërron mendjen.
Anullimi i takimit në Hungari apo shtyrja e saj do të thotë që nuk ka një dakortësi. Pritet që Putini preferon të jetë në këtë pikë sepse e favorizon në aspektin e Rusisë. Trump e di shumë mirë me kë ka të bëj dhe nuk i imponohet dot Putin. Ai bëri gabim diplomatik sepse i premtoi dhe nuk i dha raktete Tomahawk, dhe ndoshta Putin do të kishte reaguar më shpejt. “ / abcnews.al /

