Nuk ka asnjë vizion për të rregulluar marrëdhëniet e shkatërruara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe as ndonje ide si ta nxjerri vendi nga sanksionet e Bashkimit Europian, por mesa duket kryeministri në detyre i Kosoves ka nje plan që i përafron mendimit të tij të erret politik: ta kthej vendin në një burg të madh.
Nga Londra, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që te strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë, edhe pse ka pranuar se vendi ka kapacitetete te kufizuara për një lëvizje të tillë.
Sipas Kurtit, ekipeve janë ende në bisedime si ta bëjnë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët, duke lënë te kuptohet se kjo është një dëshirë e tij, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga Londra zyrtare.
Projekti i tij bie ndesh me qendrimet e organizatave nderkombetare si Human Rights Ëatch, që i ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të mos e përdorin Ballkanin si “magazinë për migrantët”.
Këto komente Kurti i beri perpara samitit te Ballkanit Perendimor drejtuar nga kryeministri britanik Keir Starmer, në krahë të së cilit, kryeministri Edi Rama vetem pak muaj me pare, pa asnjë hezitim shprehu qartë qëndrimin e qeverisë së tij, se Shqiperia nuk do pranonte azilkerkues nga Britania e Madhe dhe as nga ndonje vende tjetër, me përjashtim të marreveshjes me homologen italiane Giorga Meloni.
Së fundi, Kosova ka rënë dakord të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ka një marrëveshje te mbyllur per te burgosur nga Danimarka dhe është përfolur si vend i mundshëm për strehuar të burgosur nga Belgjika, edhe pse asnjë burg duket se nuk e shpëton dot Kurtin nga gafat ne politikën e jashtme dhe dështimi i pranuar tashmë në drejtimin e vendit. / abcnews.al /

