Kryeministri britanik Keir Starmer dha një mesazh të qartë mbështetjeje për Shqiëprinë, pasi rivali i tij konservator, Nigel Farage, ka sulmuar disa herë vendin tonë në lidhje me çështjen e emigrantëve.
Në një prononcim për gazetën britanike The Sun, Starmer nuk e përmendi në emër Farage, por la të kuptohet se deklaratat ishin pikërisht ndaj tij.
Lideri i laburistëve tha se disa politikanë kanë përdorur fyerje për vende si Shqipëria, në vend që të bashkëpunonin.
Deklaratat e kryeministrit Starmer tregojnë qartë se qëndrimi zyrtar i qeverisë së Britanisë së Madhe nuk është I njëjtë me atë të politikanëve si Farage, që ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Shqipërisë.
Ai dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur disa herë, pasi Farage ka pretenduar se burgjet britanike janë të mbushura me shqiptarë.
Kryeministri britanik shprehu ndër të tjera edhe angazhimin e tij për të mbyllur rrugën kriminale që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe dërgon emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai tha për The Sun se tafikantët kanë ndërtuar një perandori kriminale që shtrihet në të gjithë Evropën, të cilës vendi I tij duhet t’I japë fund.
Deklaratat e Starmer erdhën teksa Londra mirëpret në një samit liderët e Ballkanit Perëndimor. Nja nga temat kryesore të tryezës së bisedimeve është edhe çështja e emigracionit.
Çështja e emigrantëve mbetet një temë e ndjeshme në Londër ndërsa të paktën dy kryeministra britanikë, I kanë kërkuar kryeministrit Rama, një marreveshje riatdhesimi emigrantësh të paligjshem, si ajo me Italinë./abcnews.al

