Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plumba para Parlamentit serb/ Beograd, plagoset një person. Vuçiç: Akt terrorist ndaj shtetit

schedule12:25 - 22 Tetor, 2025

schedule 12:25 - 22 Tetor, 2025

Milan Bogdanoviç, 57 vjeç u plagos përpara ndërtesës së Parlamentit serb dhe u dërgua në spital pasi u qëllua nga shtetasi Vladan Andgjelkovic 70 vjeç,  paraditen e kësaj të mërkure.

Sulmuesi u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje dhe si shkaktar rreziku për qytetarët.

Ai u lokalizua nga forca te shumta policie që mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

Në të njëjtën kohë, një zjarr shpërtheu në tendat që ishin ngritur në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Ato u vunë nën kontroll nga shtatë mjete zjarrfikëse.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e quajti këtë ngjarje një akt terrorist kundër shtetit dhe se sulmi ishte i motivuar politikisht, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar tha në një konferencë për shtyp se autoritetet u përballen me një “rast jashtëzakonisht të vështirë”.

Ministri i shëndetësisë deklaroj se vendi është në shok, por e lidhi këtë ngjarje me zhvillimet politike.

“Personi qe shkrepi armën duket se nuk ishte dakord që Serbia të mos bllokohet që ajo të punojë, të funksionojë dhe të ecë përpara dhe se, padyshim i trajnuar, ai filloi të qëllonte.”

Ministri i Shëndetësisë saktësoj se përpara se një prej plumbave te plagoste qytetarin, u qëllua disa herë para Asamblesë Kombëtare.

Një incident i tillë u shënua pas krizës politike në Serbi, ku studentet kërkojnë prej muajsh mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend, duke bllokuar herë pas here sheshet kryesore të Beogradit dhe mësimdhënien ne universitetet e vendit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!