Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përlotet Naida Saliasi/ “Enver Petrovci nuk ishte vetëm një mësues, për mua ishte një prind”

schedule11:00 - 22 Tetor, 2025

schedule 11:00 - 22 Tetor, 2025

Naida Saliasi prej vitesh është pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe të Baletit me role të ndryshme komike dhe dramatike. Por, krahas teatrit ajo ka prekur edhe magjinë e kinemasë, duke jetësuar role të ndryshme. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News ajo rrëfen për rrugëtim e saj në teatër dhe në botën e kinemasë.

Mes lotësh ajo tregon dhe raportin e ngushtë me mentorin e saj, të ndjerin Enver Petrovci, i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Për Naida Saliasi, Petrovci nuk ishte vetëm një mësues, ishte një prind, i cili e udhëhoqi drejt skenën e kinemasë.

“Në teatër duhet të jesh shumë e vërtetë, sepse ndryshe publiku që të vjen dhe të shikon nuk do të të ndiqte. Në Shqipëri duhet të krijosh mekanizma balancuese, për të mos i thënë të vërtetat e mëdha dhe kjo na ndikon negativisht për mos zhvillimin tonë. Nuk kemi fuqinë për t’i thënë të vërtetat për shkak të të gjitha rrethanave që janë krijuar dhe që ekzistojnë sot e kësaj dite. Është shumë e vështirë që të flasësh për veten, por jam shumë e vërtetë, aq e vërtetë sa në shoqërinë ku jetojmë mund të quhet si naivitetet.

Në fakt nuk do të doja kurrë që emrin e Petrovcit ta paralelizoja me lot. Por, nuk ka qenë vetëm regjisor për mua, apo koleg, ka qenë prind. Do doja të përmendja çdo njeri që ka kontribuar në jetën time artistike. Por, mund të them pa ndrojë që Enveri ka qenë i pari që nga akademia më katapultoi botën e teatrit.

Kam mësuar shumë anën njerëzore, raportin me njerëzit dhe studentët. Ishte një njeri i cili përveçse i bënte shumë të aftë studentët e vet artistikisht për të ndjekur ëndrrën e tyre, kishte dhe një aftësi të pashoqe për t’i bërë njerëz dhe qytetarë. E kam shumë të vështirë të flas në të shkuarën për emrin e tij”, tregon e përlotur Naida Saliasi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!