Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja “Llagami”/ Brizida Gjikondi “fajëson” politikën: Po tenton të fusë duart në Gjykatën Kushtetuese

schedule20:41 - 21 Tetor, 2025

schedule 20:41 - 21 Tetor, 2025

TIRANË- Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre emrat më me shumë pikë që kandidonte për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës.

Llagami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes, që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

Ajo pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Asim Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin.

Juristja Brizida Gjikondi, duke komentuar këtë rast në “Real Story”, shprehet se në këtë proces ka futur duart politika. Sipas saj, politika tenton të fusë duart në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që të ketë influencën mbi vendimmarrjet e saj.

“Nuk ka heshtur politika, politika i ka duart në të gjithë këtë që po ndodh me z. Asim Vokshi. Çfarë po ndodh me zonjën Llagami dhe me Gjykatën Kushtetuese është pikërisht që politika të fusë duart në Gjykatën Kushtetuese dhe të këtë influencën dhe votat e saj për vendimmarrje.

Juristi Rezart Kthupi tha se reforma në drejtësi nuk ka çeduar për shkak të një individi, por ajo çedon pasi aktorët që janë brenda saj po tentojnë me çdo mënyrë të ruajnë copën e vet.

“Reforma nuk çedon për shkak të një individi, çedon për shkak të  se të gjitha aktorët brenda kërkojnë që kanë një copë të vogël brenda ta mbrojnë me thonj”, tha Kthupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!