Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Londër: Europa në krizë, i duhet ‘të ndajë’ mendjen! Kina kërkon të bëj biznes, tipar i një superfuqie

schedule18:45 - 21 Tetor, 2025

schedule 18:45 - 21 Tetor, 2025

Kryeministri i vendit ndodhet në Londër, ku në vijim të vizitave dhe agjendës së tij, këtë pasdite ishte i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”.

Rama tha se Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar. Më tej, krahas krizës në Europë, Rama përmendi Kinën si një prej superfuqive aktuale e cila ka një qasje ndryshe, një strategji të bazuar në biznes dhe një plan afatgjatë.

“Të gjithë e shohin Europën si një gjigand të vjetër të lodhur që nuk ëhstë më në gjendje të zgjohet dhe të kuptoj që bota ka ndryshuar. Në më pak se 10 vjet, Kina do të ketë dyfishin e PBB të Europës. Europa ndodhet në moment kritik sepse i duhet të ndajë mendjen për të përfunduar projektin e etërve, apo të ecë në një drejtim më katastrofik si shembulli i Brexit.



Kina nuk është e interesuar për universalizimin e mënyrës së saj të jetesës, ata besojnë se i përkasin një civilizimi të epërm që nuk ja vlen ta përhapësh. Ndërkohë që kurdo që mundet Kina kërkon të bëj biznes. Ky është tipar i fuqive të mëdha që nuk ka ngjasi me asgjë të ngjashme që jemi mësuar të jetojmë në jetën tonë.

Kina ka këtë qasje ndryshe, nga ana tjetër ka diçka që edhe pse Kina flet për planin 5 vjeçar të rradhës pra 25 vjet më pas, Franca nuk ka plan as për javën e ardhshme. Është një dallim shumë i madh që pasqyrohet në jetën e përditshme.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!