9 vite pas miratimit pas mirtiatimit te reforma në drejtësi, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se sistemi gjyqësor po përballet ende me mungesë të magjistratëve, mbingarkesë të dosjeve dhe vonesa në dhënien e vendime. Por kjo sipas tij, nuk nenkupton deshtimin
“Ndërkohë që drejtësia përpiqet të fitojë besimin përmes reflektimit dhe vetrregullimit, ajo përballet ende me trysni dhe paragjykime, që vijnë nga jashtë saj, sepse çdo reformë që prek interesa të konsoliduara ndesh rezistencën e tyre.Pavarësisht sfidave dhe pengesave, thelbi i saj mbetet i pandryshuar, sepse reforma nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe integritet, me të cilin u ndërtua.”
Si shembull te mungeses se ketij vullneti Sadushi identifikoi problematika gjatë procesit të vetingut.
“Janë vërejtur vendimmarrje të pabarabarta për çështje të ngjashme, mungesë koherence në interpretim dhe ndikim i perceptimeve publike mbi procesin, çka ka krijuar herë pas here ndjesinë e standardeve të dyfishta. Qytetari nuk kërkon drejtësi të përsosur, por drejtësi që përpiqet çdo ditë të jetë më e drejtë.”
Per komisionin e venecias, nje mbikeqyres I rregullt I reformes ne kte dekade, rendesi ka ajo ka rritur besimin e qytetareve tek drejtesia.
“Shqipëria ka bërë një hap madhor drejt reformimit të Gjyqësorit. Reforma në drejtësi jo vetëm që solli ndryshime në gjyqësor por edhe në mendësinë e njerëzve të cilët rritën nivelin e besimit.”
Por Në tryezën e thirrur për reformën, u vu re, edhe njehere hipokrizia e politikes Ndërsa mazhoranca përfaqësohej me dy deputete të rinj, Zegjine Caushin dhe Erjon Mile, demokratët me Arjan Ndojen dhe Gjin Gjoni, të dy ata, ish funksionare te drejtesise, te perballure me vettingun. Dhe nuk humben rastin edhe ta godasin ate, tashme te veshur me imunitetin e deputetit./abcnews.al

