“La traviata” është një nga veprat më të famshme. Bëhet fjalë për një kurtizaneje Violet me fisnikun Alfredo, po i ati e pengon dashurinë e tyre. Sopranoja e parë e Operas dhe Baletit, Eva Golemi i ka dhënë disa lëkura rolit të Violetës, me 76 herë në skenë.
Por , kjo e fund shtatorit nuk ishte si gjithë të tjerat, Golemi pati një incident në skenë që fatmirësisht përfundoi me lëndime të lehta. Pasi Alfredo gabimisht nuk e priti ashtu si gabimisht nuk e priti ashtu siç ishte planifikuar nga regjisori në duar, vdekjen e Violetës në këtë rast të Eva Golemit.
Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, tregon se si ndodhi incidenti, që i dha lëndime në shpinë, duke shtuar se tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Jo jam mirë. Hera-herës e ndjej pak shpnën nga koha sepse do kohë që të rikuperohet trupi, por faleminderit Zotit që shpëtova me kaq. Ndjehem mirë dhe më vjen mirë që jam kthyer. Nuk është se nuk e kisha mendjen, por ishte nota e fundit ajo që të përfshin. Violeta normalisht bie në krahët e Alfredos dhe normalisht ashtu siç duhet të jetë dhe siç është që Violeta bie në krahët e të dashurit të saj.
Është një notë që kur bie është e pagabueshme dhe nuk mund të gabosh duke e luajtur mbi 70 herë. 76 herë e kam luajtur Violetën si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në të gjithë Europën. Në atë moment nuk e mendoj kurrë se nuk do të më afrohej që të më mbante. Gjatë provave unë e pyeta disa herë regjisorin dhe i thashë je i sigurt që duhet të bie mbrapsht dhe do të më mbajë partneri dhe më tha po mos shiko fare.
Po të mos ishin bërë provat do të mendoja se ishte hutuar, por në fakt kjo është bërë në të gjitha provat, gjenerale dhe në ato momente nuk të shkon mendja se partneri nuk do të afrohet dhe nuk do të të mbajë. Një kolegia ime tha që u hodh më shpejt për të ndryshuar narrativen e gjendjes, por nuk ishte fare e vërtetë. Videot e tregojnë”, rrëfeu Eva Golemi./abcnews.al

