Në këto 4 valixhe, dy shtetas kinezë kishin futur 61 kg kanabis, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Lënda narkotike kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC.
Ngarkesa ishte nisur nga Tajlanda, kishte kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të mbërrinte në aeroportin “Nënë Tereza”.
Sinjalizimi për ngarkesën erdhi nga autoritetet partnere ndërkombëtare, çka bëri të mundur ndërhyrjen dhe arrestimin në kohë të dy shtetasve.
Dosja i është kaluar Antidrogës së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur destinacionin final të drogës dhe rrjetin që qëndron pas trafikut./abcnews.al



