Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me 61 kg kanabis në valixhe/ Rinas, arrestohen dy shtetas kinezë

schedule08:55 - 21 Tetor, 2025

schedule 08:55 - 21 Tetor, 2025

Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga policia e rinasit pasi tentuan të futnin 61 kg kanabis në Shqipëri.

Sipas burimeve për gazetaren Bleona Sari, në katër valixhe udhëtimi u zbuluan 61 kilogramë lëndë narkotike, e cila sipas analizave paraprake, kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC.

Ngarkesa ishte nisur nga Tajlanda, kishte kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të mbërrinte në aeroportin “Nënë Tereza”.



Sinjalizimi për ngarkesën erdhi nga autoritetet partnere ndërkombëtare, çka bëri të mundur ndërhyrjen dhe arrestimin në kohë të dy shtetasve.

Dosja i është kaluar Antidrogës së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur destinacionin final të drogës dhe rrjetin që qëndron pas trafikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!