Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu komentoi për ‘Real Story’ situatën politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të kësaj të diele ku partia VLEN mori votëbesimin në shumicën e komunave shqiptare. Haxhiu tha se elita qeveritare duhet të bëj përpjekje për të kuptuar se deri ku shkojnë problemet etnike. Më tej, Haxhiu tha se shqiptarët s’janë normuar në Kushtetutë.
“Shqipëria nuk ka probleme etnike brenda, nuk ka ndjeshmëri në këtë gjë. Elita qeveritare duhet të bëj përpjekje të kuptoj se deri ku shkon problem etnik. Kosova e ka normu problemin e serbëve.
Janë normalizuar në Kushtetutë. Aty ku duhet të ndërhyjë shteti tek normimi. Ku ka qenë problemi i kësaj periudhe, ke pasur 10 ministra shqiptarë. Ke prodhuar një qeverisje e cila e ka ngritur nacionalizmin maqedonas, kur rritet nacionalismi rrënohet e gjitha. Në politikë duhen raporte kontraktuale. Nacionalizmi i Mitcoskit zhbëu gjithçka. Ahmeti ka pasur shansin të bënte shumë gjëra dhe ky prodhim i nacionalizmit vjen nga BDI.”
Politikani Mehdu Thaçi tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë në shifrat e rreth 90 mijë banorëve dhe me shumë gjasa do të krijojnë një lëvizje politike të tyren e cila mund të konvertohet në 15-20 mandate.
“Shteti është multietnik. Kemi një mundësi që ky është kushti i fundit të hapë negociatat, pse Serbia jep ndikim në Maqedoni? Mbi 90 mijë maqedonas kanë dokumentat bullgare, mendoj se fatkeqësinë Mickoski ja sjellë popullit të vetë, pra integrimin europian. Këta 100 mijë nëse krijojnë një parti poltiike, Bullgaria është shtet dhe ajo parti zgjidhet e para minimumi do të ketë 15-20 depuetët dhe ky është një koalicion i mundshëm, një trysni e jonë që mund të jap efekte në bashkësinë ndërkombëtare që kjo qeveri duhet të ikë.” / abcnews.al /

