TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi të hënën vendimin e Gjykatës së Apelit, për dënimin me burg përjetë të Xhulian Hoxhës dhe me 17 vite burg për Euglen Halilin lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2020.
Të dënuarit kërkuan prishje të vendimit të dhënë nga 8 prill 2024 dhe iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs, por shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm.
Hoxha dhe Halili tronditën qytetin e Elbasanit, me dy vrasje brenda 9 ditëve në vitin 2020. Me prosi të Erion Alibejt i pari që u ekzekutua ishte më 20 korrik, ishte Emiljano Ramazanin. Ai u qëllua 5 herë me armë zjarri poshtë banesës së tij në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.
Regis Runaj, u vra më 20 korrik 2020 duke u goditur me 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishte marrë urdhër nga Xhuljano Hoxha me porosi të Erjon Alibej ky i fundit është në gjykim në Gjykatën e Posaçme bashkë me persona të tjerë edhe për vrasje të tjera.
Në total, Runaj u qëllua 27 herë me thikë nga Euglen Halili.
Pas arrestimit, Eugen Halili ka treguar se organizatori i vrasjes së Runaj është Xhuljano Hoxha.
Nga ana tjetër gjatë proceseve që po mbahet në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, i cili ka fituar statusin e Bashkëpunëtorit të Drejtësisë, ka pranuar të dy vrasje, në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit. /abcnews.al


