Përparon pa dhimbje apo shenja të dukshme derisa ndodh një frakturë. Bëhet fjalë për osteporozën, sëmundjen që dobëson kockat dhe prek 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra.
Në Shqipëri mjekët thonë se të prekurit prej saj janë shtuar dhe një ndër shkaqet kryesore është obeziteti.
Shpesh pacientët i drejtohen mjekëve kur pësojnë një frakturë. Por në ditën botërore të osteoporozës mjekët apelojnë për të parandaluar dëmtimin dhe ti drejtohen specialistit për të bërë një matje të densitetit kockor.
Osteoporoza është një prej sëmundjeve që çon në invaliditet. Në botë studimet tregojnë se rreth 70 pacientë bëjnë një frakturë prej saj çdo minutë./abcnews.al

