17 tetor 2025, do të mbahet mend si një ditë historike për kombin shqiptar. Në sheshin Skënderbej, zemrën e kryeqytetit të shqiptarëve, u dëgjuan më tepër zëri i qytetarëve se sa fjalimet e politikanëve në mbështetje të UÇK dhe ish-liderëve të burgosur në Hagë.
Mijëra qytetarë nga gjithë trevat shqiptare, u bashkuan në protestën pro UÇK, ndërsa vetë protesta e cila tejkaloi kapacitetet e një mitingu electoral, mbajti larg edhe protagonizmin politik.
Gazetarja Habi Hoxha deklaroi në “Newsroom” në ABC News, se ndër mesazhet kryesore në protestë, ishte liri për çlirimtarët. Hoxha u shpreh se pati një tension nga Prishtina zyrtare, pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, donte ta politizonte protestën.
Ndërsa gazetarja Greta Bullari theksoi se kryeministri Edi Rama u kujdes që protesta të mos kishte ngjyrim politik.
Habi Hoxha: Ishte e rëndësishme Tirana. U konsiderua Tirana si zemra e shqiptarisë. Mesazhi kryesor ishte drejtësi për çlirimtarët, liria ka emër. Pati një tension nga Prishtina zyrtare, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke dashur ta politizojë, por kjo nuk u prana nga Tirana zyrtare. Ishte emocionuese, qytetarët e Kosovës janë të gatshëm të vijnë me familjet e tyre, UÇK ka qenë ushtria që i solli lirinë këtij shteti. Qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë ishte lëvizje më e mirë që u bë në atë moment. Rama dha mbështetje maksimale sa i takon organizimit.
Greta Bullari: Pati pjesëmarrje të konsiderushme. Tirana mbetet kryeqendra e shqiptarisë. Fjalimet, më shumë mbizotëruan ish veteranët e luftës. Pjesëmarrja, jo vetëm në shesh, por edhe mbizotërimi i fjalimeve, kishin të bënin me mbrojtjen e UÇK, të mos i jepet ngjyrim politik, as nga Tirana, mandej edhe nga Prishtina. Rama ishte i qartë se nuk do ishte në protestë, megjithëse si qytetar i thjeshtë, do të donte të ishte në protestë./abcnews.al

