Ilir Daja pa Skënderbeun e tij të humbiste sërish. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas sfidës me Luftëtarin, ai deklaroi: “Asgjë nuk është normale. Sot fitoi Luftëtari, sepse kishte më shumë dëshirë. Kishim problemet tona, kishim 4-5 lojtarë të rinj.
Ata me eksperiencë, bashkë me mua, duhet të tregojmë që një ndeshej fitohet edhe kur ka probleme. Dëshira dhe sakrifica bën ndryshimin ndonjëherë dhe Luftëtari shkoi te fitorja”. Daja u pyet edhe për të ardhmen e tij gjatë emisionit.
“E kam ndjekur gjatë gjithë kësaj kohe, pjesën e zërave. Të gjithë duhet të mbledhin mendjen që janë lojtarë të Skënderbeut. Duhet të tregojnë që e meritojnë fanellën. Nuk ka lojtarë që largohen, kurse unë s’kam kontakte me asnjë. Duhet të fokusohemi te Skënderbeu. Pastaj do të vendosim kush qëndron dhe kush jo, sipas politikave të klubit”. /abcnews.al