“Unë jam e fortë”! Me këtë moto Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Kastrati Group u bashkuan me YWCA në ecjen simbolike për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.
Gra, burra, pacientë, të mbijetuar, përfaqësuese të institucioneve publike e private morën pjesë në aktivitetin e zhivlluar në mjediset e aeroportit në shenjë solidariteti dhe mbështetje.
“Në kompaninë tone, ne aeroportin e Tiranes, mbi 35% e punonjësve janë gra, rreth 400 gra të forta, profesioniste dhe të përkushtuara, që çdo ditë japin kontribut të çmuar në funksionimin e aeroportit. Shëndeti dhe mirëqenia e tyre, për ne, është prioritet.
Për këtë arsye, kompania jonë ka politika të mirëpërcaktuara për kontrollet parandaluese dhe diagnostikimin e hershëm, përfshirë kontrollin e gjirit. Sepse besojmë se kujdesi për shëndetin nis me informimin, vijon me kontrollin dhe forcohet me mbështetjen e ndërsjellë, jo nesër por sot, sepse çdo jetë është e çmuar dhe çdo hap drejt parandalimit mund të shpëtojë një jetë.
Çdo tetor, në të gjitha kompanitë e Grupit Kastrati, organizojmë fushata ndërgjegjësuese për të informuar, për të mbështetur me shume se 1000 punonjese gra dhe për të treguar se nuk jemi vetëm përballë kësaj sfide të vështirë.”
Kjo nismë e kthyer në traditë në tetorin rozë synon të përçojë mesazhin se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Ata që ndër vite kanë kontribuar në luftën kundër kancerit të gjirit u vlerësuan me çmime.
Ndërsa mesazhe drejtuar grave për tu kujdesuar për veten, e për të qendruar të forta përballë sfidave u shpërndanë përgjatë të gjithë aktivitetit. / abcnews.al /

