Një debat për motive të dobëta agravoi në konflikt fizik mes dy personave mbrëmjen e djeshme në qendër të Bushatit.
Sipas burimeve policore, një 56 vjeçar banues në fshatin Mali i Jushit goditi me mjet prerës një 39 vjeçar. Ky i fundit është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al /


