Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(EMRI) Lëvizte i armatosur, pranga 30 vjeçarit/ Shëngjin, sekuestrohen armë zjarri dhe municione luftarake

schedule09:34 - 18 Tetor, 2025

schedule 09:34 - 18 Tetor, 2025

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Tranziti’ që vuri në pranga një 30 vjeçar. Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit Gledis Ustabeqiri iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.

Shtetasi Ustabeqiri u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/ abcnews.al /

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!