LIBRAZHD– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:50, kur dy automjete, një autoveturë dhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në normalizimin e lëvizjes nga autoritetet përkatëse.
Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al


