Demokratët amerikanë bënë publike axhendën e sotme për votimin për vënien nën akuzë të Donald Trump. Para votimit për shkarkimin e presidentit amerikan, fillimisht do të ketë gjashtë orë debat dhe të dy artikujt do të votohen ndarazi. Pasi deputetët amerikanë të kenë thënë fjalën e tyre për vënien nën akuzë të Tramp, kongresi do të votojë për shkarkimin ose jo të kreut të shtëpisë së bardhë.
Ndërkohë me mijëra persona kanë zbritur në shesh në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Boston në Nju Jork, poor dhe në Sharlot e Filadelfia për të protestuar kundër presidentit të tyre. në parula të ndryshme lexohet se regjimi Trump/Pence duhet hequr dhe se Tramp duhet të akuzohet dhe të shkarkohet.
Punimet në kongresin amerikan pritet të fillojnë pasditen e sotme, dhe për rreth një orë do të shpjegohen rregullat për votimin. Më pas do të jetë rradha e debatit. Dhe në fund votimi.
Në pritje të votimit presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar një letër shumë të ashpër kryetares së kongresit, demokrates Nensi Pelozi: “Asnjë person inteligjent nuk beson atë që po thoni ju. Dhe nëse vazhdoni me këtë historinë e shkarkimit, historia do ju gjykojë pa mëshirë,” shkruan Tramp ndër të tjera./abcnews.al

