Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ashik si Bujar Çiçi, shpirti i këngëve tironse. Si u rrit jetim me babë gjallë e njohja me motren gjermane

schedule12:11 - 17 Tetor, 2025

schedule 12:11 - 17 Tetor, 2025

Bujar Çiçi, këngëtari i njohur i Shqipërisë së Mesme, ndau në “ABC e Mëngjesit” rrugëtimin e tij artistik dhe jetësor. Me një zë që “qan” këngën popullore dhe një zemër që rreh fort për artin, ai ka qëndruar mbi tri dekada si një emër i respektuar në muzikën shqiptare.

I njohur që nga viti 1994 me daljen në spektaklin “12 në Hollyëood”, Çiçi nuk ndaloi më bashkëpunimet me emra si Jorgo Papingji e Edmond Zhulali i dhanë frymë këngëve që sot janë bërë pjesë e identitetit tonë kulturor. Nga gëzimet familjare deri te skenat e mëdha si Ansambli i Tiranës, Pallati i Sportit dhe Pallati i Kongreseve, ku në vitin 2005 mbajti koncertin e madh “Kur për ju këndon Bujari”, ai i dha zë emocioneve të një kombi të tërë.

Për kontributin e tij, u nderua edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” nga ish-Presidenti Bujar Nishani.

Por historia e tij nuk është vetëm një rrugë arti. I rritur gati-gati jetim, me babanë gjallë, ai e ritakoi babain në moshën 19-vjeçare, vetëm dy javë para se të shkonte ushtar. Historia e të atit një ish-student i drejtësisë në Gjermani, përfaqësues i rinisë shqiptare në diasporë, i caktuar nga vetë Fan Noli, u kthye në një dramë të vërtetë njerëzore, e mbyllur me 17 vite burg për “proamerikanizëm” dhe tradhti të supozuar. Bujari rrefeu në studion e Abc të Mëngjesit edhe sesi zbuloi se kishte një motër nga babai, ditën kur u bë vetë babai një vajze. Sot, ai rrëfeu se ka raport shumë të mirë me gjysëm motrën e tij gjermane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!