Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca e Kryetarëve nuk jep “ok”, rrëzohen tre kërkesat e opozitës

schedule11:33 - 17 Tetor, 2025

schedule 11:33 - 17 Tetor, 2025

TIRANË– Këtë të premte, Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar tre kërkesat e bëra nga ana e opozitës.

Partia Demokratike kërkoi  të ngrihet një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e zyrtarëve publikë me Charles McGonigal si dhe për zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu opozita dëshironte të zhvillohej mocion me debat në Kuvend për raportin e KLSH, për spitalin onkologjik.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, raportoi se Komisionet e Posaçme Parlamentare, si “Zgjedhorja” dhe “Territorialja” pritet të miratohen seancën  e ardhshme plenare.

“Mazhoranca vendosi t’i japë edhe një javë kohë për konsensus opozitës dhe për t’i miratuar javën e ardhshme bashkërisht”, tha ai.

Mazhoranca deri më sot ia ka rrezuar të gjitha kërkesat e mëparshme të opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!