TIRANË– Familja e Redian Rrajas i dënuar me burg përjetë ka tentuar të shuajë hasmërinë përmes zakoneve të pajtimit të gjaqeve me familjen e Andi Malokut.
Të dhënat dolën gjatë dëshmisë së Beqir Bojas pajtues gjaqesh në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj e Julian Meçes për atentanin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi” në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja.
I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata janë betuar në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi, i thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja.
Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci thekson se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të persë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër.
Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak.” tha Beqir Boja, pajtuesi i gjaqeve.

