Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të plagosurit, te Trauma/ Dy të lënduarit jashtë rrezikut për jetën, njëri prej tyre ka marrë plumb në këmbë

schedule15:35 - 16 Tetor, 2025

schedule 15:35 - 16 Tetor, 2025

TIRANË- Dy personat e plagosur nga konflikti në mbikalimin e Domjes ndodhen në Spitalin e Traumës.

Gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku, referuar burimeve spitalore raporton se të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari Fabjo Arifaj është qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në pjesën e këmbës.

Ndërsa personi i dytë i plagosur, Grisjan Latifaj, i cili ishte në makinë me 25-vjeçarin ka marrë lëndime me sende të forta.

Paraprakisht raportohet se shkak për sherrit, që përfundoi me dy të lënduar të jetë bërë parkimi.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe ka ngritur pika kontrolli, me qëllim arrestimin e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!