Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”/ Protesta në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 tetor

schedule13:17 - 16 Tetor, 2025

schedule 13:17 - 16 Tetor, 2025

TIRANË-Të gjithë përdoruesit e rrugës, që do qarkullojnë të premten në “Rrugën e Kombit” nuk do të paguajnë tarifë. Lajmi u dha nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministraja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor
“Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, shkruan ministrja Balluku.

Të premten e 17 tetorit, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, shqiptarë të të gjitha trevave do bashkohen në protestën masive, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!