Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veprove kundër interesit të Kosovës”, Balla-Berishës: Thyet embargon e OKB kundër furnizimit me naftë të Millosheviçit

schedule10:49 - 16 Tetor, 2025

schedule 10:49 - 16 Tetor, 2025

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën se ka vepruar në dëm të interesit të Kosovës.

Ai kujtoi thyerjen e embargos së OKB-së, e cila ndalonte furnizimin me naftë të regjimit të Sllobodan Millosheviç.

Sipas Ballës, Berisha kur ishte president lejoi furnizimi me naftë për regjimin e Millosheviçit dhe në krye të kësaj shkeljeje ishte PD dhe vetë shteti.



“Historia ka treguar fare qartë, rastësia mund të ndodhë njëherë, dy herë, por jo gjithmonë. Qysh në mandatin e parë, të atij si presidenti, i pari  i vendit asokohe me shumë veprime ju vu ndesh interesit të Kosovë. A ishte shkelja e embargos së OKB kundër furnizimit me naftë të Millosheviçit, në dëm të Kosovës?

Po apo jo? Si ka mundësi që në krye të kësaj shkelje të embargos ishte vetë shteti dhe vetë PD. Si ka mundësi që të gjithë dëshmitarët e atij takimi Berisha-Millosheviç u përndoqën, u arrestuan, dhe u vranë.

Si ka mundësi, që pas takimit Berisha-Millosheviç në Shqipëri do vinte kasapi i Ballkanit Arkan, për t’u takuar me shërbimit sekret, siç dhe e ka dëshmuar nga një dëshmi publike komandanti dhe presidenti Thaçi”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!