Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj-Kushtetueses: Rrëzoni Veliajn!/ Avokati Kara: Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës, jo Presidenca

schedule20:28 - 15 Tetor, 2025

schedule 20:28 - 15 Tetor, 2025

Tirana ka hyrë në muajin e nëntë të drejtimit të saj ‘pa kryetar’. Avokati Romeo Kara tha për ‘Real Story’ se duhet të zbatohet Kushtetuta dhe se Gjykata Kushtetuese është garantor i Kushtetutës.

“Të zbatohet Kushtetuta. Pse kjo Gjykatë që është propozuar nga tre pushtete ka vendosur siç po them unë. Pezullimi fillon drejt me ankimin.

Garant i Kushtetutës nuk është presidenti. Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës. Dekreti vajti te vendimi i Gjykatës. Nëse Gjykata del me vendim se ai është shkarkuar pa të drejtë, do të mbajmë dy kryetar bashkie? Ky dekret mënyra sesi u servir e detyron Gjykatën të shprehet. Ky qytet ka 7 muaj pa kryetar të mandatuar, do ta quash të drejtë se është në interes të qytetit. Ligji sheh të mirën e fëmijës në divorc, në këtë rast kemi qytetin. Ka një argument që ta ligjëroj por ta bëj me procedurë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!