Kryetarja e delguar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka dalë kundër vendimit të qeverisë për ndalimin e qarkullimit të monopatinave.
Kjo gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak ku opozita pyeti nëse bashkia ka ndonjë alternative për të ndihmuar ata që i kanë blerë si promovuese e përdorimit të tyre në kryqytet.
“A ka një alternativë që kjo bashki do ti japë atyre që deri dje nisur dhe nga promovimi që ka bërë bashkia kanë bërë investim, kanë blerë monopatinat, kanë shkuar dhe kanë ardhë në punë në shkollë dhe në jetën e tyre të pëditshme”
“Nuk ka qene një vendim i bashkisë tiranë. Nëse më pyesni mua personalisht, unë personalisht jam për ça do lloj mjeti transporti që nuk përdor karburant po kjo është komplet një pikëpamja ime personale”.
Ministria e Brendshme tha Ristani nuk ka komunikuar zyrtarisht për këtë vendim me bashkinë e Tiranës.
“Monopatinat ishin problematikë, ishin, por ju sapo pranuat faktin që nuk keni informacion, nuk keni dijeni. pyetja është a është përfshirë bashkia tiranës në këtë vendimarrje që është marrë me vendim të ministrisë së brendshme apo nuk është përfshirë. pra a jeni pyetur apo jo , se dhe ju keni polici bashkiake
“Nuk ka një korespondencë zyrtare ne lidhje me vendimin për ndalesat e monopatinave. nqs janë përfshirë policia bashkiake apo persona të tjerë të shqyrtimit, punonjës tanë të parqeve të rekreacionit kjo është në diskrecion të institucioneve të japin info. shkresërisht me institucionin e bashkisë së tiranës nuk ka një komunikim zyrtar lidhur me ketë masë.”
Nga e hëna në rrugët e Shqipërisë është ndaluar qarkullimi i monopatinave elektrike. Ministria e Brendshme mori këtë vendim për shkak të aksidenteve të shtuara. Vetëm gjatë viti 2024 urgjencat sipas ministres Koçiu kanë raportuar 991 aksidente me këto mjete./abcnews.al


