Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmia e rremë “fundos” çiftin/ Lezhë, arrestohen bashkëshortët në sallën e gjyqit për vrasjen e ‘97

schedule18:59 - 15 Tetor, 2025

schedule 18:59 - 15 Tetor, 2025

Dëshmia e rremë fundosi një çift bashkëshortësh në Lezhë.

Agustin Prenga 57-vjeç dhe Valbona Prenga 53 vjeçe gënjyen në dëshminë e dhënë gjatë seancës gjyqësore për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, e cila u rihap pasi autori I krimit u vu në pranga në 2024-ën.

Çifti Prenga po dëshmonin në një proces gjyqësor për vrasjen e vitit 1997 në fshatin Rrasfik të Mirditës, ku vëllai i 53-vjeçares Valbona Prenga vrau motrën e tyre së bashku me bashkëshortin.



Në dëshminë e parë, çifti Prenga patën deklaruar se kanë qenë prezentë në momentin e vrasjes dhe thanë se krimi ishte në rrethana cilësuese.

Ndërsa në dëshminë aktuale kanë thënë se s’kanë qenë prezentë kur ka ndodhur krimi I dyfishtë. Me kërkesë të prokurorisë së Lezhës, është bërë arrestimi për dëshmi të rremë. Çështja për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në 1997 u rihap pasi në janar të këtij viti, autori Gjovalin Lesi u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin me burg përjetë. Gjovalin Lesi, I cili u arrestua në Itali në prill të 2024-ës, u ekstradua në janar të 2025-ës pasi është dënuar nga gjykata e Mirditës për veprat penale vrasja me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 1997, Gjovalin Lesi vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj pas një konflikti për pronësie. Gjovalin Lesi ishte në listën e 50 personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, i dënuar përjetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!