Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti sirian takon Putin/ Vizita e parë në Rusi, vendi që strehon Bashar Al Assad

schedule18:34 - 15 Tetor, 2025

schedule 18:34 - 15 Tetor, 2025

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al Sharaa ishte për herë të parë në një vizitë zyrtarë në Rusi, ku u takua me presidentin Vladimir Putin.

Kreu i Kremlinit tha se është i gatshëm për kontakte përmes ministrive të jashtme të të dy vendeve dhe për lidhje më të forta me Damaskun, ndërsa përgëzoi  Al Sharaa për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në fillim të këtij muaji.

Putin tha se lidhjet mes dy vendeve nuk janë ndikuar asnjëherë nga situata politike, por kanë qenë të udhëhequra nga interesat e popullit sirian.



Kremlini ka pasur lidhje të ngushta me Damaskun edhe gjatë kohës kur Bashar al Assad ishte në pushtet. Madje kur Al Sharaa udhëhoqi rebelimin që rrëzoi qeverinë sirianenë dhjetor të vitit të kaluar, Assad u strehua nga Moska, ku ndodhet aktualisht.

Ish-presidenti sirian ishte një aleat i Rusisë dhe ndërhyrja e Moskës në mbështetje të tij një dekadë më parë ndryshoi rrjedhën e luftës civile të Sirisë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se al-Sharaa dhe Putin diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë dhe do të eksplorojnë mënyra për të zhvilluar bashkëpunim në shërbim të interesave të përbashkëta të të dy vendeve. Megjithatë nuk dihet zyrtarisht nëse fati i Assad është pjesë e këtyre bisedimeve.

Pavarësisht se kanë qenë në anët e kundërta gjatë luftës civile, udhëheqësit e rinj në Damask kanë ndjekur një qasje pragmatike ndaj marrëdhënieve me Moskën, duke i lejuar Rusisë një prani në bazat ajrore dhe bazat detare ne bregdetin sirian.  /abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!