Kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati deklaroi se protesta në Tiranë më 17 tetor ka karakter kombëtar.
Gucati u shpreh se kërkohet drejtësi për liderët e UÇK, të cilët sipas tij, janë burgosur padrejtësisht në Hagë.
Ndër të tjera, Gucati tha se gjykata speciale është politike.
“Organizimi ynë ka vazhduar që prej tre muajsh. Protesta gjithëkombëtare në Tiranë, jemi një komb, një gjuhë, një flamur. Ne kemi dashur një protestë gjithëkombëtare në Shqipëri. Dua t’iu falenderoj për angazhimin. Protesta ka karakter gjithëkombëtar. Ne kërkojmë drejtësi, ajo gjykatë është politike dhe selektive. Ka devijuar nga rruga e drejtësisë. Flitet për një shtëpi të verdhë në Shqipëri, mund të jetë si objekt, por jo si spital. Kosova është prerë në besë nga ndërkombëtaret. Kjo gjykatë ngjason me Rusinë, Kinën, Kubën dhe Korenë. Jo një gjykatë e mirëfilltë evropiane.”, theksoi ai./abcnews.al


