Drejtori i Kontrollit të Territorit në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Meçi, është kërcënuar me jetë të martën, nga një 60-vjecar i quajtur Leonard Nikolli. Ky I fundit është arrestuar nga policia e Tiranës, për shkak të këtij kërcënimi.
Ka qënë vetë Klajdi Meçi, ai i cili ka bërë kallëzim penal në polici, duke thënë se është shtantazhuar dhe kërcënuar nga Leonard Nikolli se do ta vriste.
“Gjatë kohës së ngjarjes unë nuk ndodhesha në zyrë, por ai është shprehur: “Sapo të vijë, do ta vras”, “Unë rri gjithë kohës i armatosur”, dhe “Nuk kam frikë nga askush derisa të gjej të drejtën time”.”
Në deklaratën e dhënë përpara oficerëve të policisë, Klajdi Meçi thotë se Leonard Nikolli ankohej për një objekt që, sipas Meçit, ka sigurim padie të miratuar nga Gjykata. Në bazë të legjislacionit në fuqi mbi të cilin operon Kontrolli i Territorit, objekti nuk mund të prishet.
“Në bazë të ligjit ne nuk mund të ndërhyjmë apo ta prishim objektin, ndërkohë që ky shtetas kërkon të shkelet vendimi gjyqësor, duke kërkuar prishjen e objektit.”
Pas arrestimit të Leonard Nikollit, policia ka kontrolluar edhe banesën e tij, por nuk ka gjentur sende të paligjshme./abcnews.al


