Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë Durrës, rifillojnë punimet/ Do kryhen gjatë natës, ARRSH: Përdorni rrugë alternative

schedule20:06 - 14 Tetor, 2025

schedule 20:06 - 14 Tetor, 2025

Punimet për riparimin e autostradës nga Vora në Durrës do të rinisin sërish. Pas problemeve që u krijua me trafikun, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që punimet mos te realizohet gjatë ditës, por do të ndërhyhet gjate oreve te nates, në fashën orare 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Kjo situatë vjen pasi për shkak të punimeve ne autostraden nga Vora ne Durres u krijua një trafik kilometrik dhe drejtuesit e mjeteve qëndruan të bllokuar për orë të tëra në radhët kilometrike.

Punimet për riparimin total të këtij aksi pritet që të zgjasin të paktën 2 javë. Pasi, në çdo segment që do të ndërhyhet për riparimin e asfaltit, punimet do zgjasin 1 deri në 2 ditë. Përkatësisht do të ketë bllokim në akset, Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve që të përdorin rrugën alternative, Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!