Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024.
Teksa u pyet nga deputetët, Dumani u shpreh se Task Force për krimet zgjedhore u shtri në të gjithë vendin dhe theksoi se nuk dështoi, por se ka vend për përmirësim.
Dumani deklaroi se një kryebashkiak është marrë nën hetim për korrupsion aktiv në zgjedhje.
“Në zgjedhjet e fundit janë kallëzuar dhjetëra kallëzime. Kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga të gjithë subjektet. Ka kryer verifikime në vend dhe kohë reale. Kur janë evidentuar elementë nga 194 materiale, subjektet kanë depozituar: 54 policia, 37 procedim, 10 raste SPAK. Janë transferuar nga prokurorët e rretheve 6 materiale.
Tani sa i takon, i kemi vlerësuar të gjithë referimet e ardhura. Kemi regjistruar 44 procedime penale. 1 është dërguar për gjykim, një është pezulluar. Një është dërguar në prokurorisë së rretheve gjyqësore. Edhe për mua nuk janë shifra që na përmbushin pritshmëritë edhe tuaja dhe të publikut, nga SPAK janë bërë veprimet e nevojshme të çdo kallëzimi.
Vetëm për 2025, aktualisht kemi marrë një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Është rast ku kemi parë një korrupsion masiv. Kemi në hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv për procesin zgjedhor”, theksoi ai./abcnews.al

