Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thesari miliona vjeçar në Gramsh/ Kërkuesit 29 orë në 420 m nën tokë, befasohen me gjetjet

schedule11:23 - 14 Tetor, 2025

schedule 11:23 - 14 Tetor, 2025

Në një intervistë të dhënë për “ABC e Mëngjesit”, speleologu shqiptar Shpëtim Goga ndau për publikun një nga përvojat më të rralla dhe të jashtëzakonshme në fushën e speleologjisë shqiptare: eksplorimin 29-orësh në shpellën më të thellë të eksploruar ndonjëherë në Shqipëri; Shpella e Avullit, në fshatin Kabash.

Shpëtim Goga, anëtari i parë i Shoqatës Speleologjike Shqiptare që ka zbritur deri në 420 metra thellësi, tregoi detaje nga kjo aventurë mbresëlënëse që u realizua nga një grup i përbashkët prej tetë personash, pesë prej të cilëve italianë dhe tre nga Shqipëria.

“ Isha i vetmi që kisha telefon me vete dhe arrita të filmoj mrekullinë që gjetëm në thellësinë e kësaj shpelle,” – tha Goga gjatë intervistës. Ai përshkroi se shpella ishte e ndarë në segmente, me terren shumë të pjerrët, duke kërkuar manovra të kujdesshme për të shmangur çdo rrezik.

Fatmirësisht, ekspedita përfundoi me sukses dhe të gjithë anëtarët arritën të kthehen të sigurt në bazë.

“Stalaktitet dhe stalagmitet ishin krijuar përmes miliona vitesh dhe kishin marrë një formë të bukur e karakteristike. Mund të them që ishte shpella më e bukur që kam parë,” – u shpreh speleologu, duke vënë në pah thesaret natyrore të nëntokës shqiptare të cilat po vijojnë të eksplorohen e surprizojnë.

Ekspedita e dytë – në Shpellën Kusia Ndue Gjonit
Shoqata Speleologjike Shqiptare po vazhdon të zgjerojë kufijtë e njohurive mbi botën e nëndheshme shqiptare. Në ekspeditën e fundit në Shpellën Kusia Ndue Gjonit, grupi zbriti në një thellësi prej 25 metrash, duke konfirmuar se pusi në këtë shpellë është edhe më i thellë sesa mendohej më parë.

“Në krahasim me eksplorimin e mëparshëm, uji kishte ndjeshëm më shumë turbullira ,” – tha Goga, duke theksuar se do të rikthehen sërish për të vazhduar eksplorimin e këtij monumenti natyror të rrallë.

Për herë të tretë në liqenin termal nëntokësor të Leskovikut
Ekspedita e fundit i ka çuar speleologët edhe në liqenin nëntokësor termal “Neuron” në Leskovik, së bashku me një grup punues çek, ku u realizua një tjetër vizitë eksplorimi për të thelluar më tej njohuritë mbi këtë fenomen të rrallë gjeologjik dhe hidrotermal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!