Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izolimi, VV drejt humbjes/ Partia e Kurtit humb vendin e parë, PDK shpall fitoren në Mitrovicën e Jugut

schedule23:15 - 12 Tetor, 2025

schedule 23:15 - 12 Tetor, 2025

KOSOVË- Kreu i KQZ në Kosovë, Kreshnik Radoniqi ka zhvilluar një konferencë ku ka dhënë detaje lidhur me rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai theksoi se ka pasur një bashkëpunim me Britaninë për të mos sulmuar faqen e KQZ si në 9 shkurt.

Gjithashtu Radoniqi ka ndarë edhe rezultatet paraprake;

Në Deçan fiton Bashkim Ramosaj, AAK

Në Gjilan fiton Vetëvendosja me Alban Hyseni

Në Dragash përfundon numërimi, fiton LDK

Në Istog fiton LDK

Në Kaçanik fiton PDK

Në Klinë- Zenun Elezaj nga AAK

Në Mitrovicën e Jugut fiton Arjan Tahiri nga PDK

Në Leposaviç fiton Lista Serbe

Në Lipjan fiton Lidhja Demokratike e Kosovës

Pejën e fiton Gazmend Muhaxheri nga radhët e LDK

Në Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK

Në Prizren fiton PDK

Në Skënderaj, fiton PDK me Sami Lushtakun

Në Ferizaj PDK , Agim Aliu

Vushtrinë e fiton PDK me Ferit Idrizin

-Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë.

Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.

Procesi përgjithësisht u zhvillua i qetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!