TIRANË- Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore. ABC News mëson se personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici.
Ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/

