Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllen votimet në Kosovë/ Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për krerët e komunave

schedule19:08 - 12 Tetor, 2025

schedule 19:08 - 12 Tetor, 2025

Ka përfunduar orari zyrtari i votimit në Kosovë. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, gazetarja Habi Hoxha tha për ABC News se bëhet fjalë për mbi 900 qendra votimi, ku qytetarët iu drejtuan kutive të votimit.

“Mendohet se katër apo pesë komuna i kanë zgjedhur drejtuesit e tyre lokal dhe pjesa tjetër pritet të shkojë në balotazh. Për disa komuna gara ka qenë e fortë, për kryeqytetin Prishtinën. Po vlen të theksohet se në komunën e Drenasit ka një tjetër sfidë, një përballje kandidaturash. Sa i përket pjesëmarrjen jemi diku tek mbi 38 %”, tha ndër të tjera gazetarja Habi Hoxha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 32.64 për qind e votuesve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!