Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duhanpirja në rritje te gratë/ Mjekët: Rrezik për sëmundjet e zemrës dhe kancerin e mushkërive

schedule13:15 - 12 Tetor, 2025

schedule 13:15 - 12 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Në Shqipëri ndërkohë që  numri I burrave që pinë duhan po ulet ai I grave po rritet megjithëse diferenca mes gjinive mbetet e larte.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  afro 22 % e popullsisë  në vendin tonë janë konsumator të rregullt te duhanit.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se mes duhanpirësve burra  nuk ka dallim mes  fshatit dhe qytetit apo shtresave  sociale që i përkasin, por ndryshe ndodh tek gratë.



“Tek femrat, dallimet janë të dukshme …  Ajo që i udhëheq është imazhi, është përpjekja e çuditshme e femrave për t’ju ngjarë meshkujve. Ndërsa me revolucionin seksual përpjekja për t’i ngjarë meshkujve lidhej me veshjen tani po shkon tek disa sjellje të rrezikshme dhe janë femrat më të arsimuara, më të pasura, ato që jetojnë në qytet që pinë më shumë duhan, ky është profil i keq i rrezikshëm për të ardhmen.  Dhe pesë vitet e ardhshme ne do të duhet të pranojmë një rritje të duhanpirjes tek femrat ndërkohë që në strategjitë tona ende nuk guxojmë për përpjekje për ta ulur, por duhet ta frenojmë,  të mos shkojmë tek disa vende perëndimore ku prevalenca është e barabartë mes meshkujve dhe femrave.”

Sipas mjekëve kjo  do të thotë rrezik më I lartë për sëmundje zemre, kancer të mushkërive  apo vdekje e parakohshme nga sëmundje jo të transmetueshme.

“Nuk do dëshironim që femrat ti ngjanin meshkujve nga profili i sëmundshmërisë, t’ju ngjanim meshkujve nga sëmundjet e zemrës apo nga kanceri. Ne e dimë që në Shqipëri kanceri i mushkërive është katër herë më i lartë mes meshkujve krahasuar me femrat , është identike sa është prevalenca e duhanpirjes mes meshkujve dhe femrave. A duan femrat shqiptare t’ju ngjajnë meshkujve me kancerin e mushkërive apo me kancerat e tjera?  I ftoj ta mendojnë në drejtim të shëndetit te tyre përtej imazhit I cili duhet ta pranojmë se është pak demode”

Organizata Botërore e Shëndetësisë  apelon për më tepër fokus në mbrojtjen e jo duhanpirësve në mjediset publike, vlerëson legjislacionin  ndërsa koston e cigareve nuk e rendit tek pikat e forta për të dekurajuar duhanpirjen./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!