Një ndeshje të mirë, një hap të bukur, por ende nuk ka mbaruar thotë Sylvinho. Në konferencën për mediat pas fitores ndaj Serbisë në Leskovac, trajtneri i Kombëtares kuq e zi vlerësoj lojtarët për minutat e luajtura në fushë
“Dua të bëjmë punën tonë. Jeta e një futbollisti është shumë e vështirë, një ditë është mirë një ditë jo. Ka shumë peshë, por është futboll, është jetë. Kemi bërë një hap shumë të bukur, ka ende shumë për të bërë, nuk ka mbaruar. Pas punës së një trajneri ka shumë momente qeë nuk dallohen, jam krenar me cfarë kanë bërë lojtarët. Jemi shumë të kënaqur për këtë ndeshje”, tha ai.

