Rruga e re nga Elbasani në Rrogozhinë qershorin e vitit të ardhshëm do të jetë kthyer në një autostradë të tipit A.
Zëvëndëskryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi kantierin Papër- Ura e Grykshit ku tha se punimet po ecin me ritme të shpejta.
“Ne ketu kemi ecurine me te mire me 60% dhe I gjithe projekti eshte diku tek 49% . Kemi një afat per te kapur që është qershori I vitit 2026 kur deshirojme te perfundojmë totalisht sipas afateve kontraktuale 18km e pare te ketij segemti te rendesishem duke lene rrugen dytesore funksionale duke kaluar ne autostrade te tipit a me shpejtesi 130 km ore. Dy korsi nga secili krah me 3.75 metra gjeresi dhe nje korsi plus emergjence nga secili krah 3 m.”
Në 18 kilometra të këtij segmenti do të ketë gjashtë ura.
Pjesë e rëndësishme e projektit dhe e korridorit tetë sipas zëvendëskryeministres janë dhe 3 kilometrat e parë të by passit te Elbasanit për të cilat Balluku kerkoi zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar para verës së ardhshme.
“E rendesishem ti japim nje zgjidhje se e shohim se dhe me perfundimin e sezonit kemi pare ngarkese. Ajo eshte nje zgjidhje e shumpritur qe duhet te perfundoje deri me 1 korrik te 2026.”
Zëvendëskryeministrja kërkoi të përfitohet nga moti pa reshje dhe të përshpjetohen punimet me qëllim realizimin e afateve te parashikuara. / abcnews.al /


